Mori lajmin e humbjes së vajzës në transmetim live, deputetja shpërthen në lot e ulërima

Një deputete meksikane ka përjetuar një përvojë tepër të keqe gjatë një seance parlamentare.
Ajo u njoftua përmes telefonit se vajza e saj kishte humbur jetën, teksa ishte qëlluar nëntë herë në një palestër.
Deputetja Carmen Medel Palmas, shpërtheu në lot për të bijën e saj 22-vjeçare teksa seanca parlamentare po transmetohej direkt.
E bija, Valeria Cruz Medel ishte studente e mjekësisë, kurse sipas të dhënave të para ajo ishte ngatërruar me dikë tjetër që ishte shënjestër.  Policia arrestoi dy persona për ngjarjen.

Share With:
Translate »
793 Views