Mori videomesazh nga babai, Beniada i shkrin të gjithë me reagimin
Beniada është shumë gallatë dhe këtë e kanë vënë re të gjithë.
Modelja ka marrë një surprizë në shtëpinë e Big Brother Vip ditën e sotme.
Një videomesazh i babait të saj tërhoqi vëmendjen. Ai i thotë që Beniada të vazhdojë të jetë njëlloj.
Bukuroshja emocionohet dhe si zakonisht e nxjerr ndonjë fjalë që i fikson të gjithë.
“Qelbaniku” thotë në një moment, por jo si ofendim. Monika e Sarah u shkrinë së qeshuri dhe ia tërhoqën vëmendjen shoqes së tyre.
Top Channel ka publikuar edhe videot në rrjetet sociale, teksa komentet janë të shumta.
Para disa ditësh Beniada tregoi se babai i saj nuk ka qenë fort dakord me punën e saj dhe në një moment ajo i ka bërë “bllok” në Whatsapp.