“Mos bëj sikur po habitesh”, Bella Hadid uron motrën për ditëlindje dhe s’mund të ishte më e sinqertë se kaq

Gigi Hadid festoi 27-vjetorin e lindjes dhe Gigi gjeti mënyrën më të bukur e emocionuese për ta uruar. Modelja e njohur ka postuar në rrjete sociale foto të ndryshme nga fëmijëria, madje që nga dita kur Bella ka ardhur në jetë dhe deri tek momentet si dy supermodele të rritura.

25 vjeçarja e ka quajtur motrën e saj dy vite më të madhe “motrën më të mirën në botë:

“Faleminderit që linde që të mund të lindja edhe unë”, shkroi Bella në Instagram më 23 prill. “Faleminderit që je motra, mami, vajza, qenia më e mirë ndonjëherë. Ti më mëson diçka të re çdo ditë. dhe ndonjëherë unë thjesht buzëqesh sepse ndihem shumë me fat që jam motra jote e vogël.”

Ajo shtoi, “Jam ulur pranë teje tani, kështu që mos e bëj si e habitur kur ta lexosh këtë. Të dua”.

Babai i Gigi-t, Mohamed Hadid, postoi gjithashtu një mesazh të veçantë për Gigin në Instagram, duke ndarë një foto të re të modeles si foshnjë, së bashku me gjysmë motrën e saj më të madhe Alana Hadid.

Share With:
Translate »
149 Views