Mos e shtyni më, kjo është mosha e duhur kur fëmijët duhet të lajnë dhëmbët

Furçë dhëmbësh,kolinoz, fluor… Ka një moshë për gjithçka. Sipas OBSH-së (Organizatës Botërore të Shëndetit) 60-90% të fëmijëve që i përkasi grupimeve moshore 1-7 vjeç kanë kane probleme me shëndetin oral dhe kariesin. Për ta parandaluar atë duhen marre këshillat e duhura dhe duhet filluar në kohën e përshtatshme larja e dhëmbëve. Studimet e ndryshme kanë treguar se edhe kur del dhëmbi i parë ka rrezik të preket nga kariesi.

Pasta e fluorizuar i pastron më së miri dhëmbët, forcon smaltin, e bën atë më të qëndrueshëm dhe parandalon prishjen e dhëmbëve (kariesin). Prandaj fluori është tejet i rëndësishëm për te vegjlit. Duke qenë se jo të gjithë fëmijët e kanë të zhvilluar njësoj refleksin e të pështyrit, me e mira është zgjedhja e një paste me fluor nga 250-500ppm për ata nën 6 vjeç, 500-1500ppm për ata 6-12 vjeç dhe nga 1000-2000ppm për më të rriturit.

Share With:
Translate »
493 Views