“Mos hajdeni me të brendshme e veshje provokuese”, shkolla letër prindërve në Britani
Shkolla fillore Seymour në qytetin britanik të Crawley u ka dërguar një paralajmërim për kodet e veshjes së prindërve, fëmijët e të cilëve ndjekin atë shkollë.
Sipas Daily Mail, ata i bënë thirrje prindërve që “të jenë një model dhe një shembull i mirë” për fëmijët e tyre.
Sipas tyre, disa nëna u paraqitën me minifunde, fustane të shkurtra, pizhame dhe rroba që “duken si të brendshme”.
“Në përgjigje të numrit në rritje të prindërve që vijnë me pizhame dhe nganjëherë rroba të pakta që duken si të brendshme, shkolla ka lëshuar një mesazh që u kërkon prindërve të marrin në konsideratë veshje më të përshtatshme”, shpjeguan mësuesit Carol Collins dhe Emma Eardley.
“Të veshësh shumë pak rroba dhe të vish në shkollë nuk është një shembull i mirë për fëmijët. Unë pashë nënat në me veshje të shkurtra dhe pantofla dhe një kishte veshur një minifund të tejdukshëm dhe të lartë “, shkruhet në letër.