Mos i mbështillni fëmijët! Ja çfarë mund tu ndodhë

Lidhja e fëmijëve për t’i qetësuar para se të flenë mund të ketë pasoja të rënda, paralajmërojnë mjekët. Sipas disa mjekëve australianë, teknika e mbështjelljes së gjymtyrëve të foshnjave me batanije është e dëmshme për ta, pasi mund të shkaktojë probleme me legenin dhe mund të lindë nevoja për t’u operuar.
Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’i qetësuar ato dhe për të parandaluar sindromën e vdekjes së papritur, megjithatë, një studim i publikuar tek një gazetë australiane thotë se kjo metodë mund të pengojë zhvillimin e gjymtyrëve të fëmijëve. Foshnjat që kanë thyerje në legen gjithashtu nuk mund të diagnostifikohen derisa të rriten.
“Në komunitetin e mjekëve ortopedë të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, shkruhet në studim.
Fëmijët duhet t’i lëvizin këmbët lirshëm dhe t’i përkulin ato në pozicionin e bretkosës, thonë mjekët.

 

Share With:
Translate »
1965 Views