“Mos investoni te pensioni, por te fëmija juaj”, Ermal Mamaqi ka mesazhin më të bukur për prindërit
Aktori i humorit, Ermal Mamaqi, ka postuar një foto nga liqeni i Tiranës, ku përballë një lokali në një tabele shkruhet që kafen edhe ujin e ka me ulje, nga ora 7 e mëngjesit deri në 9. Pasi ka parë këtë tabelë, aktori menjëherë ka menduar të moshuarit, të cilët nuk kanë mundësi që të përballojnë pagesën e një kafeje në mëngjes, për shkak se nuk kanë ndihmën e fëmijëve të tyre dhe se pensioni i tyre nuk i mundëson të pijë kafe me çmimin normal.
Sipas tij, që fëmijët nuk i mbështetin është vetë faji i të moshuarve të cilët nuk kanë ditur t’i edukojnë.
Postimi i Mamaqit:
Ecja nga liqeni dhe pashë këtë tabelën.
U gëzova për ata pensionistë që kishin mbushur kafenenë.
Pastaj u trishtova për pensionistët të cilët nuk kanë mundësi ta pinë kafen 120 lekë mbas orës 10.
Pastaj mendova për prindërit e mi që nuk kanë kto sfida. Unë dhe vllai im jemi gjithmonë në suport.
Përsëri mendova për pensionistët që kanë fëmijë që nuk u i mbështesin. Trishtimi më i madh janë fëmijët që kanë mundësitë dhe përsëri nuk i ndihmojnë prindërit.
Por përsëri ky është faji i prindërve që i kanë edukuar të tillë…
Mos investoni për Pensionin miq.
Investoni te fëmijët tuaj.
Ata janë pensioni më i mirë.