Mos kërkoni të bëheni Bill Gates. Edhe një nënë që kujdeset për fëmijën dhe shtëpinë është një standard

”Të rinjtë duhet të përpiqen për të krijuar standarde të ndryshme të suksesit, përveç synimit drejt parasë dhe famës”. Këtë thotë antropologia me famë botërore, Jane Goodall e cila nuk do dëshironte që të rinjtë të kërkojnë të bëhen si Bill Gates i radhës.

Në një intervistë të sajën. Goodall u pyet se si të rinjtë duhet të masin suksesin e tyre dhe përgjigjja e saj ishte:

”Të rinjtë nuk duhet të kërkojnë të bëhen “një tjetër Bill Gates”.Askush nuk ka nevojë për aq shumë para. “Mendoj edhe për Amazon dhe Jeff Bezos. Ai nuk ka nevojë për gjithë ato para. ”

Goodall, e cila është e famshme për studimin e saj novator mbi shimpanzetë, thotë se të rinjtë duhet të synojnë të bëjnë diçka për të cilën janë të apasionuar.

Por ajo gjithashtu thekson që ne duhet të krijojmë hapësirat për standarde të ndryshme të suksesit.

“Po, suksesi është, të bësh karrierën që dëshiron, të kesh punën që dëshiron, të bësh llojin e jetës që dëshiron. Dua të them, që ka nga ata që duan të krijojnë familje, të bëhen nëna dhe të kujdesen për shtëpinë. Ky është një standard dhe nuk duhet të përqeshet”.

CNBC/ Tiranapost.al. 

Share With:
Translate »
519 Views