“Mos ki turp”, Miriami vihet në siklet kur Albani zbulon se do bëhen prindër | Video
Javën e kaluar Alban Skënderaj mbajti një koncert madhështor në Prishtinë, në të cilin dha edhe lajmin e bukur se ai dhe Miriam do bëhen prindër për herë të dytë. Në rrjet qarkulloi një video ku në pak sekonda shfaqej momenti kur Albani tha se këngën “Dhurata” ia dedikon vogëlushit që do vijë në jetë.
“Prive” ka publikuar videon e plotë të këtij momenti ku shihet se Miriami është vendosur në siklet kur Albani dha lajmin e bukur.
“Ça ke? Mos ki turp, mos ki turp”, dëgjohet t’i thotë Albani Miriamit e cila nuk e kishte idenë se bashkëshorti do e zbulonte lajmin në koncert.
“Këtë këngë dua t’ja dedikoj një ëngjëlli që është duke ardhur dhe ne jemi dy njerëzit më të lumtur në botë. Doja që ta kisha kujtim në një vend të rëndësishëm si Prishtina dhe si ky koncert kështu që do jetë një kujtim i përjetshëm edhe për ne”, u shpreh Albani. Ndiqni videon e mëposhtme.