“Mos kini merak, po vijmë për ju”/ Foto e ushtarit australian me thikë në fyt të fëmijës afgan bën xhiron e botës

Qeveria kineze ka sulmuar Australinë duke e akuzuar për krime lufte kundër trupave SAS me një foto false duke treguar ushtarin australian që i vë një thikë në fyt një fëmije afgan.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Lijian Zhao, postoi këtë foto në Tëitter duke shkruar: “I shokuar nga vrasja e qytetarëve afganë nga ushtarët australianë. Ne dënojmë fort akte të tilla, dhe bëjmë thirrje që të dalin para drejtësisë përgjegjësit”.

Foto që bëri xhiron e botës tregon një ushtar të buzëqeshur me uniform të ulur mbi një flamur australian dhe mban të ulur një fëmijë afgan nën kërcënimin e thikës.

Dhe sipas fotos që publikon Kina, ushtari besohet të ketë thënë: “Mos u shqetësoni, po vijmë për t’ju sjellë paqe”.

Megjithatë kjo akuzë është kundërshtuar me forcë nga Australia që e quan foto false e bërë me tendencë.

Share With:
Translate »
1141 Views