“Mos m’i largoni!”, pretendon se po ndikojnë tek fëmijët e saj, nusja konfliktohet me ish-vjehrrit

Midis çifteve të martuara gjithmonë mund të ketë debate ose konflikte por agravimi i tyre mund të kenë pasoja serioze për marrëdhënien. Pavarësisht përpjekjeve për të rregulluar situatën mund të ndodhë që ngjarjet të degradojnë dhe çiftet vendosin që të shkojnë drejt divorcit.

Por gjithmonë ata që e vuajnë më shumë divorcin, janë vetë fëmijët të cilët detyrohen të zgjedhin mes “dy kampeve”, nënën ose babain.  E tillë ishte dhe historia e Mbaresës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Mbaresa shumë vite më parë ishte martuar me mblesëri dhe kishte sjellë në jetë dy fëmijë. Sipas Mbaresës debatet dhe konfliktet midis saj dhe ish-bashkëshortit kishin nisur që në fillimet e martesës. Ajo rrëfeu se ish-bashkëshorti i saj nuk kujdesej për familjen e tyre dhe se nuk punonte. Konfliktet kishin vazhduar dhe Mbaresa ishin zgjedhuar edhe në debate me prindërit e ish-bashkëshortit për gjendjen në të cilën ndodhej familja e saj.

Pas kësaj situate, Mbaresa kishte vendosur që të divorcohej dhe të vazhdonte jetën me dy fëmijët e saj. Por në këto momete sipas Mbaresës, fëmijët e saj kishin filluar të ndryshonin sjellje. Mbaresa rrëfeu se sa herë që fëmijët ktheheshin në shtëpi nga vizitat që u bënin gjyshërve, ata ishin më të ftohtë ndaj saj dhe reagimet ishin përgjithësisht agresive.

Mbaresa në studio pretendoi se ishin pikërisht gjyshërit e fëmijëve, ish- vjehrri dhe vjehrra e saj që ndikonin tek ata duke shpifur për të. Për këtë arsye ajo kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një urë komunikimi me ish- vjehrrit e saj për tu kërkuar që kjo sjellje të ndalojë.

Nga ana tjetër, ish-vjehrrit nuk pranuan që të bisedojnë me Mbaresën sepse sipas tyre çdo gjë kishte marrë fund dhe se nuk dëshironin që të mbanin kontaktet me të. “Jo nuk duam të flasim me të, ajo na ka cuar në gjyq shumë herë, çfarë kishim për të folur i kemi thënë. Nuk duam as ta takojmë, as të bisedojmë me të. Nëse do të ishin fëmijët do i takonim me gjithë dëshirë, ish-nusen tonë jo!”,- u shprehën gjyshërit e fëmijëve të cilët u larguan nga studio menjëherë.

Gjyshërit e fëmijëve qëndruan në prapaskenë dhe nëpërmjet një bisede të zhvilluar me moderatoren e programit, Arbana Osmani vendosën që të kthehen në studio vetëm për të takuar nipërit dhe asnjë tjetër. Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me rrjetin e dyqaneve “Optika1” i ofruan fëmijëve falas vizitat dhe shërbimet e nevojshme okulistike dhe gjithashtu u dhuruan një shumë prej 2500 euro.

Top Channel

Share With:
Translate »
671 Views