Mos pyesni për valën e dytë se nuk ka ikur akoma e para
Është e kotë të flitet e pyetet ngado për valën e dytë të koronavirusit, që pritet në vjeshtë, ndërkohë që jemi ende në valën e parë. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe Shefi i Urgjencës Dr. Skënder Brataj në intervistën e tij në “Provokacija” me Mustafa Nanon.
“Janë faktorë që ndikojnë në shkatërrimin e virusit siç është vera. Të fundit janë shkatërruar. Ne i kemi dhënë mundësi të shpërhapjes së menjëhershme.
Virusi nuk e dimë sa do të rrijë. Në historinë e pandemive ka pasur sezone edhe vite. Ato të mesjetës kanë zgjatur 6-7 vjet.
E fundit, gripi spanjoll ka zgjatur 2 vjet. Mund të zgjasë ky si grip dhe ndërkohë i vjen sezonaliteti i gripit të zakonshëm që e përkeqëson gjendjen. Do ti shtohet edhe një ushtar tjetër në krah.
Vala e parë nuk ka ikur, e kemi prezent. Zakonisht këto të fundit kanë qenë vala e parë 6-7 muaj, pastaj të tjera deri në zhdukjen e tij”, tha Brataj që është një nga mjekët e parë të prekur nga virusi në nisje të pandemisë, por që e kaloi me sukses.