Mos u çudisni nëse Erion Veliaj do të jetë “emoji” më i ri në celularët tanë

Lali Eri po kthehet në ‘brand’, aq sa vështirë se mund të ketë nga ata që e thërrasin Erion Veliaj. Kjo e ka bërë Kryebashkiakun më të dashur për publikun dhe sidomos për fëmijët e vegjël të cilët ju duket sikur e kanë më pranë vetes Veliajn pasi ky i fundit i mban gjithnjë krahë vetes.

Një nga surprizat e fundit që ai ka bërë për të gjithë vogëlushët që e vizitojnë në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës janë disa stema me ‘emoji’ të ndryshëm ku shkruhet: “Takova lali Erin”.

Kjo gjetje origjinale me shumë mundësi i ka kënaqur fëmijët ndërkohë që ne pyesim veten nëse stafi i Kryebashkiakut e ka menduar ta kthejë vetë lali Erin në “emoji”. Çudi nuk do të ishte me thënë të drejtën.

Share With:
Translate »
868 Views