“Mos u lëndoftë njeri si ne”, familjarët e 5-vjeçares që humbi jetën në aksident kërkojnë drejtësi

Teksa sot iu drejtuan bankave të shkollës dhe kopshtit mijëra vogëlushë, familjarët e 5-vjeçares që humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Kurjan të Bashkise Roskovec kanë protestuar para Prokurorisë së Fierit duke kërkuar drejtësi.

Gjyshi dhe gjyshja, Azmi dhe Lumturi Metohu, apelojnë prokurorinë e Fierit të zbardhë të vërtetën. Ata thonë se kanë kërkuar ekspertizën rrugore pasi dyshojnë se janë manipuluar faktet.

Lumturi Metohu: “Kërkojmë drejtësi përpara prokurorisë Fier.Nuk më ka ardhur shteti për asgjë. Kërkojmë prokurorin, e kemi takuar dhe kemi kërkuar sqarime. Na i ka dhënë. Kërkuam ekspertizën rrugore se kemi dyshime. Më shkon mendja se na e kanë vrarë me qëllim derisa ka qenë me 20 km/h shpejtësi.E nxirrja vetë nga burgu, jo prokuroria që s’ka ardhur në vendngjarje”.

Lumturi Metohu thotë se e ka parë vetë aksidentin dhe se makina që përplasi vogëlueshen ka qenë me shpejtësi të madhe.

Lumturi Metohu: “Ngjarjen e kam parë vetë. Kemi bërë edhe prova. Makina ishte me shpejtësi marramendëse. U bë zhurmë e madhe. Nuk kemi sqarimet që duam. Avokati i ka kërkuar informacion dhe i është dhënë jo i saktë. Kam qenë dhe më parë ketu. Duam riekspertim. E kemi kërkuar që në 24 korrik. Duam drejësi, vetëm drejtësi”.

Familja Metohu thonë se i kanë dërguar letër kryeministrit Rama, kryeprokurores Arta Marku por nuk kanë marrë përgjigje.

Lumturi Metohu: “Vettingu jonë janë mediat. Sot është dita e parë e shkollës. Ndaj kam ardhur në shenjë proteste sot. Mos u lëndofshin prindër, gjyshër, fëmijë,  siç u lëndova unë”.

Azmi Metohu: “Kam një pyetje të thjeshtë. Pse mbrohet vrasësi i fëmijës? Kush fshihet? Pse e mbron prokuroria? Me aq sa kemi parë dosjen, janë fshehur fotografi. Goditja e makinës. Makina ka dalë nga policia pa e parë ne. Autori është lënë i lirë derisa i ka dalë pija. Sot është protesta e parë. Do të vazhdojmë. U bëj thirrje qytetarëve të luftojmë korrupsionin. Të vejë drejtësia në vend”.

Share With:
Translate »
810 Views