“Mos u martoni e të bëni fëmijë, shijoni jetën” – Beniada ka një këshillë për vajzat shqiptare
Beniada e Big Brother së fundmi ka folur më hapur se kurrë, duke thënë se femrat nuk duhet të martohen. Sipas saj, më mirë duhet shijuar jeta.
Banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nxjerr gjithmonë perla të tilla. Kjo ndodh sepse ajo është gjithmonë e sinqertë kur flet dhe kësaj here vërtet është diçka pikante.
“Femrat shqiptare kanë ikur, janë të lira dhe nuk duan t’ia dinë më. Ne do bëjmë çfarë duam ne, jo çfarë duan meshkujt. Një, dy tre, do ndërroj muaj për muaj një burrë. Plasni nga inati ju, inatçinj”.
Deklaratë super pikante e thënë nga bukuroshja, e cila ndryshe njihet si mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani. Para Big Brother VIP ajo punonte si modele në Itali, ku madje ka pozuar edhe nudo dhe njihet shumë.
“Edhe nuk do martohemi, do kënaqemi, do bëjmë udhëtime, në Maldive, Dubai, me shoqet, me familjarët tanë. Mos u martoni, jetoni jetën, se kur të bëheni 30 vjeçe me fëmijë, nuk ka më”, ka shtuar Beniada.
Ajo i ka idetë e qarta për jetën. Mjafton të shijojë rininë dhe ta jetojë jetën pa u menduar dy herë. Nuk e dimë se si e vlerësoni ju këtë filozofi. Jeni dakord, apo keni kritika?