‘Mos u mërzit ba’, i biri i prangosur, shpërthen në lot babai i Alketa Vejsiut (VIDEO)

Gjykata e Lezhës la sot në burg Endrit Vejsiun, vëllain e moderatores së njohur Alketa Vejsiu i cili u arrestua tri ditë më parë gjatë një aksioni policor.
Interesi i medies nisur nga fakti që i riu 29 vjeçar është vëllai i moderatores ka qenë shumë i madh.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa jashtë gjykatës të riun e priste i ati në ankth e duke qarë.
Sipas FaxNews Endrit Vejsiu, me pranga në duar i ka bërë thirrje të artit jashtë dyerve të gjykatës së Lezhës duke i thënë: Mos u merzit babë!
29 vjeçari u arrestua në aksin Milot-Lezhë, pasi policia gjeti në mjetin e tij 4 mina me telekomandë dhe një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Vejsiu akuzohet për “Prodhim dhe kultivim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

Share With:
Translate »
1624 Views