Mosbesimi tek njerëzit, habit psikologia: Prindërit autoritarë u krijojnë problematika fëmijëve

Këtë të Hënë në “Opinion” në Tv Klan është diskutuar për besimin e ndërsjellë mes shqiptarëve, që sipas statistikave është shumë i ulët.

Psikologia Lenida Halilaj ka theksuar se mosbesimi është e ka zanafillën tek familja, veçanërisht marrëdhënia prind-fëmijë. Halilaj thotë se sa më autoritar të jetë një prind tek fëmija e tij, aq më shumë problematika do ketë ky i fundit në marrëdhëniet e ndryshme që krijon gjatë jetës.

Vërtet Shqipëria nuk ka traditë fetare, por ne kemi traditë të vlerave morale. Unë do ta lidhja pak me elementin familjar sepse besimi është diçka që ndërtohet që në vegjëli.  Madje një nga psiko-analistët më të njohur Ericson thotë që stadi fillestar i zhvillimit psikologjik të njeriut është besim kundrejt mosbesimit, që zhvillohet nga mosha 0 deri në 1.5 vjeç.

Po të marrim stilin e prindërimit që kanë shqiptarët, përgjithësisht ne kemi stil autoritativ, janë prindër që nuk i kanë lënë hapësirë fëmijës për t’u shprehur siç duhet, shumica e fëmijëve kanë bërë gjëra edhe pa lejen e prindërve. Studimet thonë që fëmijë që vijnë nga prindër shumë autoritarë kanë tendencë të kenë problematika në marrëdhëniet që ndërtojnë më pas në çështjen e besimit. Prindi u krijon problematika në besimin që krijojnë më pas me partnerët referentë gjatë jetës ose në marrëdhëniet e tjera sociale. Ne jemi dhe pak thashethemexhinj si popull, qasja është e ngjashme”, tha psikologia.

Share With:
Translate »
144 Views