Mosha kur gratë janë më të prirura të lindin fëmijë me sindromën Down

Cdo femër shtatzanë ka një farë risku që fëmija i saj të jetë Down. Risku për lindjen e një fetusi Down tek një shtatzane 20 vjecare është 1/1500, ndërkohë që tek një shtatzanë 40 vjecare është 1/100. Ky risk rritet me moshën materne (sidomos pas moshës 35 vjec) dhe reduktohet me rritjen e shtatzanisë (sepse një pjesë abortohen spontanisht).
Megjithatë shumica e fetuseve Down lindin nga shtatzanat më të reja se 35 vjec që janë më të shumta në numër. Me zhvillimin e teknologjisë është bërë e mundur, që fetuset me këtë sindromë të diagnostikohen pa lindur. Diagnoza prenatale është pjesë përbërëse e mjeksisë materno-fetale e cila ka për qëllim identifikimin prenatal të sëmundjeve të ndryshme fetale.
Ndër to, më e njohura është sindroma Down (SD), e cila në 95% të rasteve shkaktohet nga trisomia 21 (prania e një kromozomi më shumë në ciftin 21 kromozomik). Të tjera kromozomopati janë trizomia 13, 18, sindroma Turner, Klinelfeltel etj shkruan dr.Elton Peci.
SD, duke qenë se është ndër të paktat kromozomopati që mund të rezultojë me lindjen e një fetusi të gjallë, paraqet si rrjedhojë dhe një impakt më të madh familjar dhe social, sepse shoqërohet me retard mental, defekte kardiake dhe gastro-intestinale, leucemi, demencë Alzheimer dhe imunitet të ulët.
Identifikimi i keqformimeve fetale lidhet në mënyrë të pashmangshme me nivelin e emancipimit të shoqërisë. Për fat të keq një pjesë e cifteve ne vendin tone harxhojne kohe dhe para duke bere ekografi jashte radhe vetem e vetem per te pare seksin e bebit, duke anashkaluar momentet optimale ne te cilat depistimi i malformimeve fetale eshte shume sensitiv.

Share With:
Translate »
1120 Views