(Mos)suksesi akademik i fëmijës suaj lidhet me kohën para tv/telefonit, thotë studimi

Lënia e foshnjave të shikojnë televizor, të përdorin tabletat ose telefonat, mund të dëmtojë arritjet e tyre akademike dhe mirëqenien emocionale më vonë, sipas një studimi të ri.

Studiuesit zbuluan se qëndrimi me orë të tëra para ekranit ndikonte në atë që njihet si funksionim ekzekutiv, shkruhet në studimin e publikuar në JAMA Pediatrics.

Këto aftësi të funksionimit ekzekutiv janë të rëndësishme për rregullimin e emocioneve, të mësuarit, arritjet akademike dhe shëndetin mendor.

Rezultatet mbështesin rekomandimet nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, e cila thekson se fëmijët nuk duhet të qëndrojnë para telefonit/tv para moshës 18-muajshe.

E megjithatë, ndonjëherë prindërit duhet të kryejnë aktivitete të tjera të domosdoshme dhe telefoni mund të duket si një zgjidhje e shpejtë për t’i qetësuar fëmijët. Ekspertët këshillojnë që t’i përfshini fëmijën në punët e shtëpisë sa herë është e mundur.

Share With:
Translate »
137 Views