Motra e Ermal Fejzullahut qenka një kopje e tij dhe vajza e vogël e këngëtarit, kopje e hallës
Të gjithë e mbajmë mend vëllain e Ermal Fejzullahut, por pak e dinë lidhjen mes këngëtarëve. Armend Fejzullahu ka qenë pjesë e grupit “Votra”, që dikur ka qenë një grup shumë i pëlqyer nga të rinjtë. Por, ajo që është e panjohur për publikun është motra e tyre, Bulëza.

Ermali ka postuar një foto më të motrën që është një kopje e tij. “Një motër është një dhuratë për zemrën, një mike e shpirtit dhe një fije e artë për kuptimin e jetës. Shihemi prapë së shpejti motër”, -ka shkruar këngëtari. Me sa kuptuam, motra e Ermalit ndodhet larg dhe nuk takohen shumë shpesh. Megjithatë ky është dedikimi më i bukur që një vëlla mund t`i bënte motrës.