Motra e James Rodriguez ia vë syrin futbollistit të njohur dhe nuk i shqitet

James Rodriguez është vërtet simpatik e ka bërë për vete shumë vajza, por edhe motra e tij është bukuroshe. Ajo ka tërhequr shpesh vëmendjen me fotot që publikon në rrjete sociale, por këtë herë 20-vjeçarja po komentohet shumë për jetën private.

Motra e Rodriguez, Juana Valentina ka publikuar së fundmi vazhdimisht disa postime për Marco Asensio. Juana postoi fillimisht një foto në Instastory ku tregonte se kishte siguruar biletën për ndeshjen e Spanjës me Iranin dhe shkruante: “Fytyra e një vajze kur e kupton se do shohë Asension duke luajtur”.

Më pas kur spanjolli i Los Lancosve luajti disa minuta me Iranin, Juana postoi edhe një foto tjetër ku fokusonte Asension e kishte vendosur një emoji me sytë me zemra.

Share With:
Translate »
1327 Views