Motra e Mozart ishte më e mirë se ai, por atë e detyruan të gatuante, të qepte dhe të gjente burrë

Wolfgang Amadeus Mozart nuk ishte i vetmi i talentuar në familje, madje motra e tij më e madhe, Maria Anna Mozart ishte më e zonja se ai për të krijuar muzikë. Vetëm se asaj iu desh të mësonte të gatuante, të qepte dhe të gjentë burrë. Ajo bëri disa turne me vëllain. Emri i saj i artit ishte Nannerl, por mundësitë nuk ishin për t`i ndjekur të dy në art. Për të përqëndruar edhe gjithë vëmendjen tek Wolfgang, ajo e ndërpreu karrierën kur ishte 18 vjeçe. U martua me një baron dhe u bë nënë.

Sylvia Milo vendosi të risillte në skenë një vepër teatrale, pas gati dy shekujsh që Nannerl ka jetuar për t`i dhënë zë talentit të saj dhe asaj që ajo mund të ishte bërë. E titulloi “ Një Mozart tjetër” dhe në të zbuloi dhe letrat e shkruara nga vetë Leopold, babai i Maria Anna-s dhe Wolfgang Amadeus-it.

“Është vetëm 12 vjeçe dhe vajza ime është pianistja më e mirë në Evropë”, shkruante ai, që e sakrifikoi të bijën për hir të karrierës së djalit.

Share With:
Translate »
414 Views