Motra e vogël u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq, ja këshilla e Selena Gomez

Motra e vogël e yllit të hollivudit, Selena Gomez, Gracie Elliot Teefey pati debutimin e saj të parë në një tapet të kuq.

Siç mund ta keni parë nga edhe nga fotot që kanë qarkulluar online, vogëlushja, sigurisht e shoqëruar nga Selena u shfaq në premierën e filmit “Frozen 2” ku së bashku me këngëtaren ishin veshur si dy personazhet kryesore Elsa dhe Ana madje edhe flokët i kishin të dyja gërshet.

Megjithatë, 27-vjeçarja ishte disi e shqetësuar nga dalja e parë e motrës së vogël edhe pse në çdo moment i ka qëndruar pranë.

“Nëse shqetësohesh, nëse mërzitesh thjesht kap dorën time dhe unë do të të largoj menjëherë që aty” -i tha Selena duke theksuar se parakalimi në tapetin e kuq mund të jetë i frikshëm dhe kaotik por Gracie e shijoi atë në maksimum dhe kishte mjaft vetëbesim para kamerave.

Share With:
Translate »
524 Views