Motra i kërkon Almeda Abazit të bëjë bebusha çdo vit, por prisni të shihni përgjigjen e aktores!

Aktorja shqipare Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan Sayisman, do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.

Vetëm pak ditë më parë, çifti dha lajmin e bukur të shtatzënisë së Almedës në rrjete sociale, ku kishin publikuar fotot më të ëmbla.

Almeda dhe Tolga kishin mbajtur duart mbi barkun e rrumbullakosur, duke u shprehur shumë të lumtur që do të bëhen sërish prindër.

Por, ajo që nuk ngopet me bebusha nga Almeda dhe me gëzime të tilla duket se është motra e saj, Ilda.

Gjatë bisedës me ndjekësit e saj në InstaStory, Ildën e pyesin nëse do të organizojnë festë për të zbuluar gjininë e bebushit, ndërsa ajo përgjigjet:

“Shpresoj! Mund të bësh bebusha ç’do vit, sepse jam gjithmonë gati për festë!”- shkruan ajo duke i bërë tag motrës.

Almeda s’ka vonuar t’i përgjigjet Ildës, duke ia kthyer me humor shprehjen e dëshirës së saj.

“Si urno”- shkruan aktorja duke qeshur.

Ende nuk i dimë planet e ardhshme të Almedës për fëmijë të tjerë pas të dytit, megjithatë është shumë herët për të folur.

Ditën e djeshme, aktorja tregoi se kjo shtatzëni nuk po i shkon aq mirë sa e para, ndërsa ndjekësit pretenduan se për shkak të shqetësimeve që ajo ka hasur këto ditë, bebushi është vajzë. (Kliko)

Share With:
Translate »
772 Views