Motrat surprizojnë Oriela Nebiajn, i vijnë papritur në studio
Moderatorja Oriela Nebiaj ishte një nga të ftuarat e emisionit të sotëm “Rudina” në Tv Klan. Përmes emisionit ajo ndau me të gjithë kujtime nga fëmijëria, pasionin për sportet dhe marrëdhënien me motrat e saj.
Ndërkohë që fliste për to, motrat Enkeleida dhe Eliona hynë në studio dhe surprizuan moderatoren duke i zënë sytë. E surprizuar, sapo i pa Oriela tha: Pse s’më thatë t’i kisha sharë pak.
“Unë kam marrëdhënie shumë të fortë me motrat. Ne kemi nga dy vite e gjysmë diferencë dhe unë me të madhen kemi 5 vite. Por kur kalon deri diku moshën 15 vjeçare diferencat shkrihen. Që të vogla kemi qenë shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe sot jemi edhe më shumë, jemi partneret kryesore të njëra-tjetrës në gjithçka dhe mbështetëse po ashtu. Nuk ka ditë që të mos komunikojmë dhe të ndajëm detaje bashkë. Sigurisht që edhe zihemi nganjëherë, sidomos unë me atë të dytën. Por motrën e madhe e kemi kështu si ëmbëlsirë që qetëson situatat. Të kesh dy motra s’ke nevojë për asnjë njeri tjetër edhe pse unë jam njeri social dhe kam pafund njerëzit”, tha Oriela.
Ndërkohë motra e saj Enkeleida zbuloi se kur Oriela ishte e vogël e thërrisnin gavrosh.
“Ori ka qenë shumë çapkëne, gavrosh i kemi pas thërritur. Ka qenë gavroshi babit dhe shumë e përkëdhelur. Ori ka qenë shumë energjike dhe i vetmi moment i qetë i saj ishte kur shikonte filma vizatimor”, tha Enkeleida.