Mozzik dhe Loredana përplasen për vajzën!
Reperi i njohur nga Kosova Mozzik, këtë verë lançoi albumin e tij “MozzArt”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku. Pjesë e albumit, është edhe një këngë që mban emrin “Hana”, që është një dedikim për vajzën e tij.
Përmes kësaj kënge reperi tregon në mënyrë mjaft emocionuese, momentin kur kuptoi se ai dhe Loredana do të bëheshin prindër. Në këngë Mozzik thekson edhe faktin se vajza është një kopje e tij.

Ditën e djeshme, Mozzik ka postuar një selfie në llogarinë e tij në Insatgram, teksa ka shkruar: “Sa herë që shikoj veten ose bëjë selfie, shikoj vajzën time”.
Menjëherë pas këtij dedikimi të ëmbël, ka reaguar në mënyrë jo të drejtpërdrejt edhe ish-partnerja e Mozzik, Loredana.

Ajo ka postuar në Instastory një foto me vajzën e saj Hana para pasqyrës, duke i treguar Mozzikut dhe fansave se Hana ka ngjashmëri edhe me të.

Aktualisht Hana jeton me Loredanën, pas ndarjes nga Mozzik. Mozzik ka deklaruar se nuk ka kthim pas përsa i përket Loredanës, por gjithmonë do ta respektojë pasi ajo mbetet nëna e vajzës së tij