Mozzik e Getinjo publikojnë foton e veçantë me prindërit dhe kanë një mesazh të fortë

Ngjarja e 11-vjeçares së përdhùnuar nga pesë meshkuj në Prishtinë ka bërë që të reagojnë shumë artistë, mes tyre edhe vëllezërit Mozzik e Getinjo. Të dy reperët kanë postuar në Instagramin e tyre thirrjen për protestë që do mbahet mesditën e sotme në kryeqytetin e Kosovës lidhur me rastin në fjalë.

Përveç kësaj, dy vëllezërit kanë postuar një foto me prindërit e tyre duke i falendëruar për këshillat e dhëna gjatë jetës dhe që i kanë mësuar se çfarë është dashuria.

“Sa i perket muzikes,e ndjekim trendin boteror dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i perket jetes private dhe sjelljes me njerezit e kemi ndjek gjithmone fjalen e babes dhe nanes. Faleminderit Babe dhe Nane qe na keni kshillu dhe na keni msu gjithmone se qka eshte respekti dhe qka eshte dashnia! Ju pershendesim”, thuhet në reagimin e reperëve.

Share With:
Translate »
154 Views