Mozzik e meriton të quhet “baba shembullor” pas kësaj që ka bërë për të voglën e tij

Mozzik e meriton të quhet “baba shembullor” dhe pasi të shihni foton e mëposhtme do ta kuptoni ku e kemi fjalën.

Reperi vazhdimisht tregon kujdesin ndaj të bijës së tij disajavëshe, Hana, megjithatë nuk na kishte shkuar në mendje se një ditë do t’i blinte asaj edhe pelena.

Këtë e dëshmoi vetë Mozzik me një foto që ka publikuar ku shfaqet me një pako gjigante pelenash në dorë.

Me siguri që këtë foto e ka shkrepur Loredana, dhe nuk mund t’i themi gjë tjetër veçse është një femër me fat që ka një bashkëshort që e ndihmon.

Share With:
Translate »
715 Views