Mozzik kthehet pas në kohë, publikon foton e rrallë me prindërit nga viti 1997
Mozzik së bashku me vëllain, Getinjon dhe familjen, janë larguar shumë shpejt nga Kosova për të vazhduar jetën në Gjermani e më pas në Zvicër. Reperi ka treguar shpesh se jeta e tyre si emigrantë nuk e ka qenë e thjeshtë si fillim, por sot Mozzik është një emër i njohur si në Gjermani, po ashtu edhe në Zvicër. Pavarësisht se sot mund të kryesojë listat muzikore, duket se Mozzik nuk e harron asnjëherë nga ka ardhur dhe si ka nisur gjithçka. Së fundmi reperi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të rrallë me prindërit e tij nga viti 1997, kur ai ka qenë vetëm 2 vjeç.
