Mozzik merr urimin më të veçantë për ditëlindje, Hana ka disa fjalë speciale për babin

Reperi i njohur Mozzik, ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 24-t. Në këtë ditë të veçantë reperit nuk i kanë munguar urimet e shumta, por ai më speciali ka marrë vëmendjen e tij. Në rrjetin social ‘Instagram’ nga profili i vajzës së tij Hana, i cili menaxhohet nga prindërit e saj, është publikuar një foto e të dyve e shoqëruar bashkë me një dedikim për të. “Happy birthday dady! Ich liebe dich Hana”, shkruhet aty. Mozzik dhe Loredana kanë qenë të komentuar së tepërmi këto kohë, për shkak të dyshimeve për një ndarje mes tyre, por të gjitha këto aludime kanë rënë poshtë, kur Mozzik ishte në krahë të saj gjatë promovimit të këngës së saj të re.

 

Share With:
Translate »
523 Views