Mozzik qenka një kopje perfekte e të atit dhe ne nuk po iu besojmë syve
Të gjithë bien dakord se Hana është një kopje në miniaturë e Mozzik. Sa herë që e vogla shfaqet në rrjete sociale aq më shumë kuptohet ngjashmëria që ajo ka me reperin. Siç duket geni i familjes qenka shumë i fortë tek ta dhe me siguri do të trashëgohet brez pas brezi e ne nuk e themi kot këtë gjë.
Mozzik ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një foto të tij kur ka qenë ende bebe. Ai shfaqet bashkë me të atin, që shihet duke e mbajtur në krahë. Nëse nuk do e dinim që kjo foto është e vjetër mund të mendonim se ai ishte Mozzik dhe jo babai i tij. Nga kjo foto kuptohet se Mozzik ka një ngjashmëri shumë të madhe me të atin dhe ndaj themi se geni qenka shumë i fortë në familjen Aliu.
Kujtojmë se Mozzik është aktualisht një nga reperët më të përfolur të momentit. Përveç sukseseve në karrierën e tij, ai është folur gjatë këto kohë edhe për marrëdhënien me Loredanën. Dyshja përfliten prej kohësh për një ribashkim e madje në rrjet kanë nisur të qarkullojnë fjalë se ata mund të bëhen së shpejti edhe prindër për herë të dytë.
Aludimet nisën për shkak të disa postimeve të Loredanës në rrjete sociale, ku ajo përgëzonte Mozzik si baba dhe publikoi figurën e një familje me 4 anëtarë. Pas këtyre postimeve nuk pati më reagime të tjera, ndaj se çfarë do të ndodhë me dyshen mbetet ta shohim në vazhdim.