Mposhti kancerin e gjirit, e ëma e Rita Orës mesazh grave: Ju lutem bëni kontrollet ndërsa ju burra…
Vitë më parë nëna e këngëtares shqiptare më famë botërore, Rita Ora, Vera Sahatçiu Ora është përballur me sëmundjen e kancerit në gji. Fatmirësisht Vera arriti të mposhte këtë sëmundje dhe tanimë shpeshherë jep mesazhe motivuese për vajzat dhe gratë.

Me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Vera nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram i ka bërë thirrje vajzave dhe grave të bëjnë kontroll dhe gjithashtu një mesazh për burrat.

“Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollat kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe suportoni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”, shkruan ajo krah fotos me bashkëshortin e saj.


