Mrekulli, lindi me “gjysmë zemre” dhe pritej të jetonte një javë, sot ka një “zemër të punuar me dorë”

Një vajzë e lindur me ‘gjysmë zemër’,  e cila pritej të mbijetonte vetëm 1 javë tashmë është 10 muajshe. Ky është nja nga rastet më të rralla në botë që në pamje të parë duket mrekulli. Mjekët arritën t’i ndërtojnë vogëlushes një ‘zemër të punuar me dorë’ duke përdorur valvulën e një foshnjeje tjetër.

Nëna Amber Fullarton, 18 vjeç, nga Glasgoë, Skoci, thotë se do të jetë përjetësisht mirënjohëse prindërve të guximshëm të foshnjës,  të cilët aktualisht mbeten anonim për dhurimin e organeve të foshnjës të tyre të vdekur dhe i shpëtuan jetën vajzës së saj Macy.

Mjekët e rindërtuan zemrën e Macy-t me vena dhe një valvul të dhuruar. “Tani ajo ka një zemër të punuar me dorë’, shprehet e ëma.

“Një ditë, unë dua të shkruaj për familjen donatore për t’u treguar atyre sa mirënjohës jam për atë që ata bënë”, ka shtuar Amber.

Macy ka lindur në prill të vitit 2017 me sindromin hipoplastik të zemrës së majtë.

Që do të thotë se një nga dhomat e pompimit të zemrës nuk zhvillohet siç duhet dhe valvula mitrale e organit është e mbyllur duke bërë kështu që vogëlushja të kishte në funksion vetëm gjysmën e zemrës.

Por pas ndërhyrjes së mjekëve ajo tashmë gëzon shëndet të mirë dhe është 10 muajshe.

Share With:
Translate »
737 Views