Mrekulli në Lisbonë! Trevjeçari gjerman shpëtohet nga rrënojat e tramvajit

Një djalë tre-vjeçar gjerman u shpëtua nga rrënojat e një aksidenti tragjik me tramvajë në Lisbonë të Portugalisë, që ka lënë të vdekur 16 persona, përfshirë babanë e tij. Nëna e tij është ndër të plagosurit, ndërsa mbi 20 persona të tjerë, përfshirë turistë të huaj, kanë marrë lëndime.

Reuters Rescue workers assessing funicular after crash in Lisbon

Aksidenti ka tronditur qytetin dhe ka lënë dëshmitarët në gjendje shoku. Autoritetet portugeze po hetojnë shkakun e ngjarjes dhe kanë nisur inspektime për të gjithë funikularët e kryeqytetit. Operatori i transportit publik, Carris, ka konfirmuar nisjen e një hetimi të pavarur.

Map showing the funicular routes in Lisbon. Represented by red lines, the Bica, Lavra and Graca funiculars locations in the city. The Gloria funicular accident is highlighted in a red box. The areas of Baixa de Lisboa and Barrio Alto are shown.

Shpëtimi i djalit trevjeçar është konsideruar një mrekulli dhe ka sjellë pak lehtësim mes tmerrit dhe frikës që përjetuan banorët dhe turistët në vendin e aksidentit. Ndërkohë, forcat e emergjencës vazhdojnë të ndihmojnë të plagosurit dhe të mbledhin të dhëna për incidentin.

Share With:
Translate »
82 Views