Mrekulli në Mesdhe, vajza 11 vjeçare shpëtohet nga autoritetet italiane 3 ditë pasi varka e emigrantëve u mbyt në det
Një vajzë 11 vjeçe është shpëtuar mrekullisht në brigjet italiane pasi kishte kaluar tre ditë në det duke u kapur fort pas disa gomave. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Siçili, ku vajza ishte pjesë e një grup emigrantësh që kishin tentuar të kalonin detin Mesdhe për të arritur në Evropë.
Por, varka gjatë rrugës është ndeshur me një stuhi të fortë, ku dyshohet se kjo ka qenë një nga arsyet që është përmbytur. Sipas mediave italiane, vajza ka treguar se ka qenë në një varkë me 45 persona, ku në varkë ndodheshin dhe familjarët e saj që rezultojnë ende të zhdukur.
Pas shpëtimit të vogëlushes autoritetet italiane po punojne për gjetjen e personave të tjerë që ndodheshin në varkë.