Mrekulli tek Koço Glozheni! Lindi 500 gram dhe luftoi 107 ditë me vdekjen, Roan është gati të kthehet në shtëpi
Një lajm i mirë vjen nga materniteti “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka postuar në Facebook një foto të një foshnje, që është mbajtur në jetë pas shumë përpjekjesh të stafit të reanimacionit.
Ajo tregon se foshnja lindi 500 gr dhe ka luftuar plot 107 ditë për të jetuar.
“Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”. Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të kthehet në shtëpi”, ka shkruar Manastirliu.
