Mrekulli tek “Mbretëresha Gerladinë”! Pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët fitojnë betejën me koronavirusin

Pas 40 ditësh terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj fatmirësisht ka arritur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Lajmin e njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Jeta triumfon” kështu është shprehur ministrja teksa ka publikuar foton e binjakëve nga materniteti “Mbretëresha Gerladinë”.

Statusi:

# Jeta triumfon në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku pas 40 ditësh në terapi intensive, binjakët Sibel dhe Saraj e kanë fituar betejën e jetës, falë kujdesit shembullor të mjekëve dhe infermierëve të këtij spitali”, shkruan Manastirliu.

Share With:
Translate »
484 Views