Mrekullia në Izrael: Doktorët ‘rilidhin’ kokën e një 12-vjeçari pas aksidentit të frikshëm

Kirurgët në Izrael kryen një operacion të pabesueshëm duke arritur të rilidhnin kokën e një djali pasi ai u godit nga një makinë ndërsa po ngiste biçikletën e tij, njoftoi spitali i Jerusalemit këtë javë.

Suleiman Hassan, një palestinez 12-vjeçar, pësoi atë që njihet si një prerje e brendshme e kokës, me kafkën e tij që u shkëput nga rruazat e sipërme të shtyllës kurrizore – i njohur zyrtarisht si një dislokim dypalësh i nyjeve okupitale atlanto, sipas ‘The Times’ të Izraelit. Ai po ngiste biçikletën kur një makinë e goditi. Djali u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Hadassah dhe u fut menjëherë në operacion në njësinë e traumës.

Mjekët thanë se koka e tij ishte “pothuajse tërësisht e shkëputur nga baza e qafës”. Dr. Ohad Einav, specialisti i ortopedisë që drejtoi operacionin, tha se procedura zgjati disa orë dhe kërkoi që mjekët të përdornin “pllaka të reja dhe fiksuese në zonën e dëmtuar”.

“Arritën ta shpëtonim djalin falë njohurive tona dhe teknologjisë më inovative në sallën e operacionit,” tha Einav, duke shtuar se ekipi “luftoi për jetën e djalit”. Einav dhe ekipi i tij thanë se Hassan ka një shkallë të parashikuar të mbijetesës prej vetëm 50%, dhe shërimi i tij nuk është asgjë më pak se një mrekulli, sipas i24 News.

Operacioni ka ndodhur në qershor, por mjekët kanë pritur një muaj për të shpallur rezultatet. “Fakti që një fëmijë i tillë nuk ka deficite neurologjike apo mosfunksionim shqisor apo motorik dhe që ai funksionon normalisht dhe ecën pa ndihmë pas një procesi kaq të gjatë, nuk është gjë e vogël”, tha Einav.

Dr. Marc Siegel, profesor klinik i mjekësisë dhe një mjek në Qendrën Mjekësore të NYU Langone tha për ‘Fox News Digital’ se operacioni “i mahnitshëm” ishte i mundur vetëm nëse enët kryesore të gjakut mbeten të paprekura. “Çelësi është ruajtja e rrjedhjes së gjakut në tru,” tha Siegel. “Duket sikur enët kryesore të gjakut nuk ishin prerë dhe se kjo përfshinte një rindërtim ortopedik – ndoshta duke përdorur shufra dhe rilidhjen e ligamenteve dhe ndoshta graftet e kockave dhe implantet.”

Einav theksoi se operacioni është “jashtëzakonisht i rrallë”, pasi madhësia e kokës së një fëmije në krahasim me një të rritur do të thotë se ata janë “më të ndjeshëm”.

Ky nuk është aspak një operacion i zakonshëm, dhe veçanërisht jo për fëmijët dhe adoleshentët. Një kirurg ka nevojë për njohuri dhe përvojë për ta bërë këtë”, tha ai.

Share With:
Translate »
97 Views