“Mua më ka vdekur mamaja nga kanceri”, Sabiani shpërthen në lot
Sabiani ka ndarë me banorët e ‘Big Brother VIP’ një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai ka shpëthyer në lot dhe mes dhimbjes ka treguar se ka humbur të ëmën nga kanceri. “Mua më ka vdekur ime më nga kanceri”, është shprehur këngëtari me gjysmë zëri.

Banorët e tjerë e kanë ngushëlluar duke i qëndruar afër, teksa nuk i kanë mbajtur dot lotët. “Më falni, më falni! Nuk kisha për ta treguar kurrë. Nuk e di kujt t’ia vë fajin. Ndoshta një diagnostikim i hershëm do ishte shpëtim, nuk e di”, ka vazhduar ai.

Muaji Tetor është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Nisur nga kjo, të gjithë VIP-at në këtë reality show kanë dhënë mesazhet e tyre drejtuar të gjitha grave dhe vajzave.



