Mund të bëni sa të doni meme për 2020, por për Jonida Vokshin ky vit ka qenë yll

Nëse 2020 për ju ka qenë një makth pafund dhe mezi prisni që t’i jepni lamtumirën, për disa të tjerë ky ka qenë një vit shumë i ëmbël dhe i mbushur plot gjëra të mira. Jonida Vokshi është një ndër to. E ftuar sot në mëngjes në Wake Up në “Top Channel”, aktorja dhe moderatorja, me fytyrë që i shndriste gjithë kohën nga lumturia, ka folur rreth projekteve kinematografikë dhe jo vetëm. Përballë Orit dhe Islit Jonida ka pohuar se ndonëse gjithë muajt e karantinës ishte larg prindërve, teksa shijonte pritjen e ëmbël, sërish ka qenë shumë e lumtur pasi ky vit i ka dhuruar emocionet më të bukura.

E nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi këtë vit Jonida u bë nënë për herë të parë me vogëlushen e saj, Emi.

Në përfundim të bisedës, Vokshi zbuloi se deri më tani ka pasur edhe një ofertë për drejtimin e festivalit të fundivitit në TVSH. “Po e mendoj”, tha ajo, e papërgatitur për të zbuluar më shumë, por thellesisht e lumtur që në këtë vit, kur gjithë njerëzia ankohet, ajo ka kaq shumë gjëra të bukura për të ndarë me të tjerët.

Share With:
Translate »
528 Views