‘Mund të kishte prishur dhe familjen’- Olta falënderuese ndaj bashkëshortit

Olta Gixhari, aktorja e njohur, dhe ish-banore e ‘BBV2’, është një prej figurave më të dashura të estradës.Brenda shtëpisë së ‘BBV2’, ajo ka qenë një ndër personazhet më të përfolura prej publikut.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Ndryshe’ në ‘Top Albania Radio’, Olta ka shprehur disa fjalë zemre dhe falenderim për bashkëshortin e saj. Sipas Oltës, nëse dikush tjetër do të ishte krah saj, nuk do të kishte mbështetjen sikur e ka prej Dorit.

‘Falënderoj shumë bashkëshortin tim. Ai është një hero! Jo vetëm që ka përballuar urrejtjen që unë pata gjatë kohës së ‘BBV’, por dhe të gjitha lajmet e shëmtuara që kanë dalë për mua.
Po të ishte ndonjë bashkëshort tjetër mund të kishte prishur edhe familjen.’- u shpreh Olta.

Share With:
Translate »
54 Views