Mund të paralizohet përjetë, Franko ka nevojë për shqiptarët
‘Shqiptarët për shqiptarët’ në News24 transmetuan historinë e djaloshi i cili ka pësuar aksident dhe sot ka deformim në shtyllën kurrizore.
Operacioni shkon 24 mijë euro por ajo që bën me emergjente është se Franko Çerri, 17 vjeç, rrezikon të mos shkojë më në shkolle e me pas të mbetet i paralizuar për gjithë jetën. Franko ka pësuar një aksident në moshën 5 vjeçare.
Franko ka vështirë në të ecur që prej moshës 5-vjeçare.
E ëma e Frankos nuk po e përballon dot më, djali i saj i dytë Vangjeli 25 vjeç, nuk ka ecur asnjëherë.
‘Kam vuajtur shumë, ndihem shumë keq. Kam vuajtur që me fëmijën e parë, edhe atë e kam operuar. Nuk ka ecur kurrë, tani më ra edhe halli tjetër më i madh. Frankon ma shtypi makina në derë të shtëpisë. Dua që fëmijët të më shërohen. Kam 10 vjet që bredh nëpër spitale. Nëse ai paralizohet se përballoj dot më’, shprehet e ëma.
Franko ka bërë gjashtë operacione tek këmbët, por nuk mundet dot të ecë siç duhet. Por kjo nuk është e gjitha, një vit më parë Frankos fillon ti deformohet shtylla kurrizore, shumë shpejt pamja e trupit të tij do të bëhet e frikshme ndërsa dhimbjet janë të padurueshme
‘Në korrik më doli shpatulla, mjeku gjerman më drejtoi në Itali tek daja, operacioni kushtonte shumë, u kthyem. Kam shumë dhimbje tek krahu i djathtë’, thotë Franko.
Sotiri babai i dy djemve është shumë i dëshpëruar por nuk ka asnjë mundësi për t’i shëruar.
‘Të paktën të bëjmë diçka për të voglin Frankon, jam shumë i mërzitur, nuk më zë as gjumi, nuk ka gjë më të tmerrshme sesa të shikosh dy fëmijët në këtë gjendje’, thotë ai.
Familja nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të kryer operacionin, i cili kushton shumë shtrenjtë. Babai është i papune, vetëm Genti djali tjetër 21 vjeç punon.
‘Vëllai im Franko nuk ecën dot, kur shkon në shkollë nuk i arrin dot vëllezërit. Franko nuk mban dot as çantën e tij, ia mbajnë shokët. Kur pyes vëllain tjetër, Vangjelin më thotë se në jetë do që të shërohet Franko. Ai nuk hapet, ka turp për gjendjen e tij’.
‘Unë iki në punë, kisha shumë dëshirë të bëhesha mësues fizkulture, nuk kisha mundësi, po ndihmoj familjen, operacioni kushton shumë para’.
Franko studion në shkollën e mesme “Aleksandër Moisu” në Kavajë. Nëndrejtoresha e shkollës së mesme ‘Aleksandër Moisu’ tregon sesi Franko i kishte folur për gjendjen e tij shëndetësore .
‘Fola për gjendjen e tij me drejtorin, psikologen e shkollës dhe prindërit e Frankos, ishte i frikësuar’.
Mësuesja thotë se Franko ecën me vështirësi, mësueses i kishte thënë se kërkon ndihmë por se nuk donte të mëshirohej.
‘Franko më thoshte se nuk donte të mëshirohej për shkak të gjendjes së tij nga moshatarët. Sëmundja e tij avancoi shumë shpjet nga muaji shtator deri në shkurt. Pasi takova djalin isha e pikëlluar, menjëherë mendova për emisionin e shqiptarëve. Franko ka nevojë urgjente për ketë ndërhyrje, duhet ta ndihmojmë, të tregojmë se nuk është vetëm, ka njerëz që po mendojnë për atë’.
Por a do të mundet dot Franko të operohet dhe t’i shpëtojë dhimbjeve të tmerrshme që ka çdo ditë?
Adresat ku mund të ndihmoni:
Gofundme: https://www.gofundme.com/firdeusAlbania
Pay pal: fondacionifirdeus1@gmail.com
Të dhënat bankare:
Fondacioni Firdeus, Credins Bank, Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479