“Mund të shkohet drejt një karantinimi”; Mjekja Ornela Çela shpjegon situatën pas shifrave të larta
Dita e djeshme shënoi një rekord të ri në Shqipëri për sa i përket të infektuarve me Covid-19 dhe duke qënë se situata është përkeqësuar dy muajt e fundit janë vendosur dhe rregulla të reja siç janë ndalimi i lëvizjes pas orës 22:00.
E ftuar në emisionin Ilva Noë ditën e djeshme mjekja Ornela Çela tha:
“Situata është pak e ndërlikuar, sepse si dhe vitet e tjera përveç Covidit kanë qenë sëmundjet respirtatore dhe virozat që duhen trajtuar dhe ato. Mendoj që ndoshta duhet parë, akoma s’mund të themi për situatën. Edhe mund të shkohet drejt një karantinimi nëse shkohet me këto ritme.”
Nëse ende nuk jeni ndërgjegjësuar për situatën dhe për mbajtjen e maskave bëni mirë ta bëni sa më parë!