Mundësojuni fëmijëve më shumë lojëra dhe mbajini sa më larg telefonave…
Kam folur me disa prindër këto ditë dhe më treguan se jeta e fëmijëve të tyre është shumë e ndryshme nga ajo që ishte fëmijëria e tyre. Shpesh, ata e quajnë teknologjinë si ndryshimin e vetëm të madh në jetën e fëmijëve të tyre. Shumë prindër vazhdojnë të thonë se përdorimi i telefonit shpesh është një burim konflikti me fëmijët e tyre. Ata janë të shqetësuar, por përsëri i lënë fëmijët e tyre të përdorin telefonat. Unë shpresoj se idetë në këtë raport do të ofrojnë disa informacione të dobishme për këtë temë”, kështu e nis shkrimin e saj udhërrëfyesja e prindërve Nancy Carlsson Paige në librin e saj “Fëmijët në epokën digjitale”.
Ekspertja e arsimit, e cila ka kaluar dekada të tëra duke treguar mënyra të ndryshme që fëmijët e vegjël të mësojnë përmes lojës, shkruan se zhvillimi i plotë i fëmijës, përfshirë zhvillimin e trurit, mbështetet më së miri kur fëmijët e vegjël kanë plot mundësi për të përdorur të gjithë trupin dhe shqisat e tyre për një veprimtari, lojë dhe ndërveprim shoqëror.
Megjithatë, për më shumë se një dekadë, reformat shkollore që janë përqendruar në përdorimin e rezultateve testuese të standardizuara të nxënësve për të vlerësuar fëmijët, mësuesit dhe shkollat kanë çuar në zvogëlimin eliminimin e të mësuarit në bazë të lojës. Fëmijët e moshës parashkollore (moshat 3 deri në 5 vjet) duhet të jenë fizikisht aktive gjatë gjithë ditës për të rritur përqendrimin e tyre dhe të jenë më aktiv.

Nancy Carlsson Paige i’u tregon prindërve pesë ide thelbësore rreth zhvillimit të fëmijës.
1)Fëmijët e vegjël duhet të përdorin të gjitha shqisat e tyre për të mësuar.
Për fat të keq, ka një mungesë të hulumtimeve specifike rreth asaj se si përdorimi i telefonave prek zhvillimin e trurit. Ndërsa fëmija lëviz, ndërvepron dhe përdor shqisat e tij, stimulohet aktiviteti nervor në tru, kështu që lojërat dhe aktivizimi në shoqëri zhvillojnë më shumë trurin e tyre.
2) Fëmijët e vegjël mësojnë nga përvoja e drejtpërdrejtë në botën reale.
Kur një fëmijë qëndron gjatë gjithë kohës në telefon, kthehet në një njeri pasiv. Fëmijët e vegjël mësojnë duke parë ide dhe kështu gjatë gjithë kohës duhet të qëndrojnë në ambiente të cilat stimulojnë imagjinatën e tyre. Për të mësuarit e mirëfilltë, fëmijët duhet të ndërtojnë ide, në mendjet e tyre.
3) Fëmijët e vegjël e kuptojnë botën përmes lojës.
Duke qenë se loja është një burim i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm, është shqetësuese të shohim rënien ndjeshëm të lojërave në ditët e sotme. Fëmijët tani luajnë më pak dhe shumë prej tyre dëshirojnë që prindërit t’i dhurojnë një tabletë dhe një telefon.
4) Fëmijët e vegjël mësojnë si të jenë të aftë përmes lojës.
Fëmijët përcaktojnë se çfarë ndodh në lojë kur iu japim atyre lojëra të papërcaktuara, sepse imazhet që shfaqen nëpër telefona i shikojnë vazhdimisht dhe në këtë mënyrë inteligjenca e tyre zhvillohet me ngadalë.
5) Fëmijët jetojnë dhe mësojnë në kontekst të marrëdhënieve shoqërore.
Konteksti në të cilin zhvillohen fëmijët në ditët e sotme, po ndryshon shpejt dhe në mënyrë dramatike. Fëmijët janë duke luajtur më pak në shkollë dhe në shtëpi, prandaj kanë më pak eksperiencë që të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Gjithashtu, shumë prindër janë të padisponueshëm për fëmijët, sepse kanë angazhime të tjera dhe kështu fëmijët gjatë gjithë kohës janë shumë pak të hapur ndaj marrëdhënieve shoqërore dhe lojërave në natyrë.