Murgesha gjynjëzohet para policëve: Më vrisni mua, jo fëmijët

E gjunjëzuar para tyre në pluhurin e një qyteti verior të Mianmarit, Motra Ann Rose Nu Taëng iu lut një grupi oficerësh policie të armatosur  që të kursenin “fëmijët” dhe t’i merrnin jetën asaj.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për murgeshën katolike,  e cila në fotot e shëprndara në rrjet shihet me duart e saj të ngritura, duke u lutur forcat policore, ndërsa ato po përgatiteshin të gjuanin protestuesit.

“Unë u gjunjëzova… duke i lutur që të mos qëllonin dhe torturonin fëmijët, por të më qëllonin dhe të më vrisnin në vend të tyre”– tha ajo.

Ndërsa protestat që kërkojnë kthimin e demokracisë janë duke u zhvilluar, junta ka përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme përdorimin e saj të forcës, duke përdorur gazin lotsjellës, topat e ujit, plumbat e gomës dhe plumbat e drejtpërdrejtë.

Share With:
Translate »
438 Views