“Na e morën në qafë vajzën!” Flasin familjarët e të resë që humbi jetën në maternitet, spitali ende asnjë reagim
“Na e morën në qafë vajzën!” familjarët Kelsjona Muxhait, vajzës 19 vjeçe e cila humbi jetën në maternitetin e Gjirokastrës janë të shokuar. Mes lotëve dhe dhimbjes, ata kërkojnë drejtësi.
E reja humbi jetën gjatë orëve të para të 13 nentorit, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në materintetin e Gjirokastrës
Lindja kishte qenë me operacion dhe sipas familjarëve e reja ishte ndjekur nga doktor Dashamir Demiri
“Më ka thënë që duhet të bëhet operim. Pas një orë më tha çdo gjë është mirë. Vajza është mirë dhe fëmija është mirë” tregon vjehrri bisedën e parë me doktorin.
“Unë shkova në dhomë Nusja më foli e më tha: “O ma jam mirë” tregon vjehrra.
Telefonata tronditese
Një telefonatë nga spitali kur familjarët kishin pak që kishin hyrë në shtëpi i tronditi.
Nuk kishin shumë që kishin lënë spitalin e Gjirokastrës pasi mësuan se gjithçka kishte shkuar mirë.
“Në orën 03:00 na morën në telefon më thonë që është përkeqësuar. Erdhëm këtu më vrap. Doli doktori, infermierët” tregon vjehrra.
“Infermierja na mori e na tha që kishte pasur bllokim në frymëmarrje vdiq” tregon kunati i saj.
“Na iku per duarsh”
Vajza në marsin e 2021 mbushte 20 vjeçe.
E reja ishte futur sërish në sallën kirurgjikale për herë të dytë.
Familjarët kanë dëgjuar infermierët duke thèna thanë na iku nëpër duar! Si të më ikë kështu.”
Familjarët kërkojnë drejtësi. Ata kërkojnë që ti bëhet ekspertiza nga ekspertë mjeko ligjorë nga Tirana
Gazetarja e Ora News Entiola Budo ka kërkuar një prononcim nga spitali por ende nuk ka një njoftim zyrtar