“Na la natën e Krishtlindjeve”: reperi Shqiptar humb njeriun më të shtrenjtë, nënën

Reperi i njohur Unikkatil ka humbur nënën në natën e Krishtlindjeve. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai reperit përmes një postimi në Instagram.

“Nëna jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thonë që më të mirët ikin në këto ditë, por kjo nuk e zbut dhίmbjen që e ndjejmë.

Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijërave njerëzve në
nevojë. Mburremi me ty nana jonë!

Lamtumira e fundit i ipet te restoranti Fenix në Klinë të martën më (27.12.2022) prej orës 09:00.

Va’rrimi të njëjtën ditë te va’rrezat e kishës së Gjurakovcit nē ora 13:00. Me rastin e va’rrimit do të va’rroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”, shkruan ai në Instagram.

Share With:
Translate »
182 Views