“Narcist!”/ I biri që u kthye në vajzë i përgjigjet komenteve të Elon Musk mbi identitetin e saj

Vajza e Elon Musk ka reaguar për herë të parë!

Vivian Jenna Wilson u përgjigj pasi CEO i ‘Tesla’ tha se ajo ishte “vrarë nga virusi i mendjes së zgjuar” sepse doli si transgjinore dhe kërkoi trajtim mjekësor.

“Ai mendoj se unë nuk do të thosha asgjë dhe thjesht do ta lija të kalonte,” i tha ajo ‘NBC News’ në një intervistë të botuar më 25 korrik

“Gjë që nuk do ta bëj, sepse nëse ju do të gënjeni për mua para një audience prej miliona njerëzish, unë nuk do ta lejoj.”

Wilson – të cilën Musk e ka me ish-bashkëshorten Justine Wilson – iu përgjigj duke thënë se ajo ka të drejtë të marrë vendimet e saj kur bëhet fjalë për identitetin dhe shëndetin e saj.

“Do të doja të theksoja një gjë: jam erritur. Unë jam 20 vjeç. Unë nuk jam fëmijë”, tha ajo. “Jeta ime duhet të përcaktohet nga zgjedhjet e mia.”

Wilson, e cila bëri kërkesë për të ndryshuar emrin e saj kur ishte 18 vjeç, gjithashtu foli mbi krisjen e marrëdhënies së saj me Musk, për të cilën ajo tha se filloi shumë kohë përpara se ajo të dilte si trans në moshën 16-vjeçare. Duke e quajtur Musk “të ftohtë” dhe “impulsiv” gjatë fëmijërisë së saj, Wilson pretendoi se ai ishte i pranishëm vetëm rreth 10 për qind të kohës.

“Ai është i pakujdesshëm dhe narcisist,” tha ajo, duke kujtuar një incident në klasën e katërt, gjatë të cilit tha se i ati i bërtit për tonin e zërit.

Share With:
Translate »
64 Views