Nauze dhe të vjella të shpeshta, si ta lehtësoni gjendjen me disa hapa të thjeshtë në shtatzëni

Më shumë se gjysma e grave shtatzëna kanë nauze dhe të vjella, veçanërisht gjatë tremujorit të parë.

Vjellja e shpeshtë në shtatzëni është e shkaktuar nga rritja e papritur e hormoneve në trupin tuaj. Zakonisht është e butë dhe largohet në gjysmës e periudhës së shtatëzanisë, shkruan WebMD transmeton Gazeta Shneta.

Por, ju duhet të keni kujdes dhe të ndiqni udhëzimet e mjekut në çdo situatë.

Thirrni mjekun tuaj nëse keni ndonjërën nga këto gjendje të mëposhtme:

–  Keni simptoma të ngjashme me gripin, të cilat mund të jenë një shenjë e sëmundjes.

– Marramendje ose letargji.

– Të vjella të rënda vazhdimisht ose disa herë në ditë.

– Ju nuk mund të mbani asnjë lëng ose ushqim dhe po humbni peshë.

Menaxhimi i situatës përfshin këto hapa:

– Hani pesë ose gjashtë vakte të vogla në vend të tre të mëdhenjve për të mos pasur stomakun bosh.

– Merrni një multivitaminë rregullisht. Kjo mund ta bëjë sëmundjen e mëngjesit më pak të rëndë. (Mos e merrni vitaminën tuaj në stomak bosh sepse mund të përkeqësojë vjelljen).

– Shmangni aromat që ju shqetësojnë stomakun.

– Poashtu, shmangni ushqimet pikante dhe yndyrore.

– Kur ndjeheni të përziera, hani ushqime të buta që janë lehtësisht të tretshme, si orizi, bananet, supë të pulës.

Share With:
Translate »
256 Views