Ndahet nga jeta halla e Xhemi Shehut, gazetarja e famshme shqiptare

Spikerja e parë e lajmeve në Radio Televizionin Shqiptar Stoli Beli, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Ajo u shfaq për herë të parë në studion e RTSH-së në datën 29 prill të 1960, suke prezantuar me  fjalët: Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri.

Në një intervistë për “Panoramën” në 2011-n ajo shprehej: “televizioni ka qenë dhe Ferri dhe Parajsa për mua. Më ka lodhur shumë, por edhe më ka lumturuar”.

Për ju që nuk e dinit, Stoli Beli ka lidhje gjaku me Xhemi Shehun, e cila është vajza e vajzës së vëllait të saj.

 “Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato. E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”, ka rrëfyer në 2011-n Stolia.

Share With:
Translate »
2301 Views